×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj – Vuçiqit: Njihe Kosovën nëse nuk dëshiron ta shohesh Shqipërinë e Madhe

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e tij të lëshuara të marten pasdite, ku tha se nëse Serbia nuk e njeh Kosovën deri më 2025-ën, do të ketë referendum të bashkimit me Shqipërinë.

    Haradinaj ka thënë se një ide e tillë vetëm se e ndihmon BE’së, për të cilën tha se ajo i ka “duart e zëna” duke u marrë me çështje të tjera, duke lënë anash Ballkanin Perëndimor.

    Ai këto komente i ka bërë në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal 10.

    “Kosova do duhej ta kishte në agjendë të vetën, në rast se drejtimi deri në OKB, si dhe njohja nga Serbia të mos ndodh, në atë kohë që Kosova t’i jep epilog për gjendjen e vet nëpërmjet një referendum të bashkimit me Shqipërinë. Kjo do ndodh. Kërkesa ime është e sinqertë”, ka deklaruar ai.

    Ndër të tjera, ai ka komentuar edhe reagimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të cilit ia ka kërkuar medoemos njohjen diplomatike të Kosovës.

    “Nëse Vuçiq nuk dëshiron ta sheh Shqipërinë e Madhe, atëherë le ta njeh Kosovën”, ka thënë bartësi i listës së AAK’së në kandidatët për deputet, teksa ka thënë edhe se Mini-Shengeni i konvenon Serbisë.

    Haradinaj të martën e prezantoi për herë të parë idenë e bashkimit me Shqipërinë që prej se Vetëvendosja e artikulonte një kërkesë së tillë gjatë kohës sa ishte në opozitë.

    “Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovës përmes ‘Facebook’-ut.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.