×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj, Vuçiqit: Ushtria e Kosovës është e NATO-s, jo e Rusisë

    FrontOnline
    30 Janar 2021

    Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një videoje ka lëshuar një deklaratë lidhje me kërkesën e presidentit serb ndaj ushtrisë së Kosovës.

    Haradinaj theksoi se Ushtria e Kosovës është multietnike, e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe e krijuar me standarde të NATO-s dhe si e tillë, ushtria e Kosovës i shërben popullit të Kosovës për t/i mbrojtur të gjithë dhe po ashtu mbron paqen së bashku me NATO-n.

    “Kërkesa e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për çarmatosjen e Ushtrisë së Kosovës është e drejtuar gabimisht. Ushtria jonë nuk është ushtri e Rusisë, është ushtri e NATO-s dhe e paqes”, potencoi Haradinaj.

    Haradinaj tha tutje se përpara se të kërkohet çarmatosja e Ushtrisë së Kosovës, Vuçiq do të bënte mirë ta reformojë ushtrinë e vet, që është mbetje e ushtrisë që ka kry gjenocid në Ballkan e njëkohësisht ende sot e kësaj dite, i nënshtrohet Rusisë.
    “Si president i vendit, nesër do ta ndjej detyrim ta forcoj ushtrinë tonë, një ushtri që është mbrojtse, një ushtri që nuk ka për qëllim agresionin dhe që nuk rrezikon askënd dhe nëse Vuçiq ndihet i rrezikuar, në vend që të kërkojë çarmatosjen e ushtrisë sonë, bën mirë ta njeh Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran, ta respektojë dhe të jetojmë në paqe”, përfundoi kandidati për president të vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.