Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar Kompleksin e Dëshmorëve në Garamaqel.
Ish-luftëtari i UÇK-së e ka quajtur këtë kompleks si vepër të bukur që e zbukuron edhe fshatin.
“Njëra ndër veprat e bukura të Gramaqelit. Kompleksi i Dëshmorëve dhe Martirëve, që e zbukuron këtë fshat me vlera të mëdha kombëtare” shkruan Haradinaj në Facebook.