Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij të prerë ndaj një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas zgjedhjeve të ardhshme.
Në “Debat Plus,” Haradinaj theksoi se një bashkëpunim i tillë do të ishte një gabim i madh për AAK-në.
“Unë po flas si emër për kryeministër, mendoj që AAK e bën një gabim në rast se vetëm e mendon si opsion pas zgjedhjeve me qenë pas me ta. Më shumë do të përkrahë një ide opozita e bashkuar. Por, a do të mundemi ne të shkojmë më këtë opsion varet edhe prej rezultatit zgjedhor”, ka thënë Haradinaj.