Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në qytetin e Vushtrrisë.
Nga atje, Haradinaj tha se vetëm së bashku mundemi ta kalojmë këtë krizë dhe të vazhdojmë përpara.
‘Me mbështetësit tonë të shumtë në Vushtrri u pajtuam se vetëm të bashkuar mund të tejkalojmë krizën e të vazhdojmë përpara’, ka thënë Haradinaj.
Më tej Haradinaj tha se Aleanca është adresa e mbrojtjes së vlerave kombëtare.
‘Me të drejtë e theksoj se Aleanca është adresë e mbrojtjes së interesave kombëtare, balancimit të pushteteve, rrugëtimit drejt NATO-së, apo referendumit për bashkim me Shqipërinë’, u shpreh ai para të pranishmëve.