Sipas tij, këto veprime të Qeverisë së Kurti janë duke ia sjell Kosovës dy gjëra të dëmshme për të ardhmen e saj.
“E vetmja rrugë për më e mbajt gjallë atë lanin patriotik janë ndërhyrjet policore në pjesën veriore. E që prapë e përsëri që jemi pro zbatimit të ligjit, institucionet e sigurisë duhet me krye detyrën e vetit por jo me bë politike skajshëm me pjesën e veriut”.
“Unë mendoj që janë dy gjëra që kanë me i ndodhë Kosovës; e para jemi duke i dhënë argumente shtesë Serbisë që me kriju opinion ndërkombëtarë për një Asociacion plus ose autonomi plus sepse po i thonë botës që këta vetëm me autoblinda e kallashnikovë se sa mënyrë tjetër të jetës. Dhe e dyta po e izolojmë vetën dhe po e bëjmë partner jo serioz në atë rrugën e famshme euroatlantike. Të dyja këto janë të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Haradinaj në emisionin Debat Plus.