Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhënë opinionin e tij në çështjen e kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore në Hagë.
Haradinaj ka thënë se proceset në fjalë do të zgjasin minimumi dy vjet.
“Në rastin më të mirë, dy vjet do të kalojnë derisa të vijnë në një vendim të shkallës së parë”, është shprehur Haradinaj.
Por, Haradinaj ka thënë se vet beson se këto procese do të zgjasin më shumë se dy vjet.
“Ndërsa unë besoj që këto procese do të zgjasin shumë më shumë se sa dy vjet”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, meqë kjo gjykatë po e akuzon ish-presidentin e Kosovës për krime lufte, Kosovës mund t’i hiqen njohjet.
“Në rrethanat e tanishme, kur shihet se Kosovës po i akuzohet presidenti për krime lufte, Kosovës mund t’i hiqen njohjet. E lëre më të vijnë njohje të reja”, është shprehur Haradinaj.
Tutje, ai tha se Kosova ka pasur tjetër imazh. Haradinaj potencoi se agresori ishte Serbia, jo pjesëtarët e UÇK’së.
“Imazhi ynë ka qenë tjetër, ne kemi qenë viktima dhe Serbia agresori”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
“Dëmi do të jetë tepër i madh, i pa ndreqshëm”, shtoi Haradinaj.