Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka pritur në selinë e partisë Emisarin e BE’së për dialogun Miroslav Lajçak.
Haradinaj ka thënë se në diskutimin me diplomatin sllovak i ka shprehur atij qëndrimin se BE’ja duhet të përshpejtojë përpjekjet për marrëveshje finale me njohje reciproke .
“I shpreha z. Lajcak qëndrimin, se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet dhe se është koha për marrëveshje finale. Çdo zgjatje e procesit nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK’së tutje është shprehur se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është treguar se Kosova është gati të marrë përgjegjësitë.
“Prita në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajcak, me të cilin diskutuam për zhvillimet dhe progresin e dialogut. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.
Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik”, ka thënë Haradinaj.