×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj thotë se Serbia po na bllokon: Unë i kryej disa punë pa i pyet ata

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Klinës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Në këtë tubim zgjedhor, Haradinaj tha se e ka veç një qëllim – ta forcojë Kosovën në rast se zgjidhet president i vendit.

    “Veç një qëllim e kemi, ta forcojmë Kosovën. Një Kosovë që është e qëndrueshme, që ka ekonomi, që ka pare, lëshojmë pare në ekonomi, zhvillohemi, me pagë minimale mbi 300 euro. Kur vi sot të kërkojë votën, kam çfarë t’ju them. Ne e kemi shkruar një program, i kemi bërë nder shtetit. Program të mirëfilltë zgjedhor”.

    “100 euro për çdo qytetarë rezidentë në Republikën e Kosovës, një kartelë të veçantë me shpenzimet e së cilës orientohen prodhime vendore me vlefshmëri prej 60 ditësh. 1 qytetarët marrin pare, dy blejnë prodhime vendore, subvencion i pagës prej 80% për tre muaj për secilin punëtor që kthehet në punë. 50% të pagesës por jo më pak se 170 euro për secilin punëtor që humb vendin e punës. Subvencioni i shumës 150 euro për tre muaj për secilën grua të punësuar, nëse dikush e punëson një femër, shteti ja paguan 50% të pagës për tre muajt e parë. Subvencion prej 40 euro për secilin fëmijë që shkon në kopsht. Me Aleancën, qytetarët e marrin planin serioz për qeverisje”.

    Haradinaj shton se Serbia po e bllokon Kosovën, por se ai do kryej punë pa i pyet serbët.“Ne kemi thënë gjithë Bac u kry, por s’u kry. Nëse duam Bac u kry, duhet me t’i përfundojmë edhe disa punë. Jemi në finale, e kjo finale është me Serbinë se Serbia po na bllokon. Unë i kryej disa punë pa i vet e atëherë ata e kanë ma lehtë. Kur votojmë më 14 shkurt, ju ma jepni mundësinë t’i përfundoj punët e mbetura të Kosovës”, tha Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i drejtuar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë paraqitur disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.