×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj thotë se qasja e VV-së është kërcë*nim për demokracinë

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se mënyra sesi Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur veprimin politik në lidhje me konstituimin e Kuvendit është një kërcënim serioz për demokracinë e Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës as sot nuk ka arritur konsistuimin, pasi opozita kërkon nga kryeministri dhe ministrat e zgjedhur si deputet të japin dorëheqje konform ligjit në fuqi, ndërkaq këta të fundit nuk po pranojnë.

    “Mënyra e zgjedhur e veprimit politik në emër të keqinterpretimit ligjor dhe kushtetues për konstituimin e Kuvendit nga partia fituese LVV është një kërcënim serioz për demokracinë e vendit tonë”.

    “Me këtë qasje dhe veprime nga LVV si parti fituese, e në mungesë të numrave për krijimin e institucioneve, nga bllokadë institucionale në konstituimin e Kuvendit të Republikës sonë, siç duket po rrëshqasim edhe drejt një grushti shteti, përderisa individë të caktuar (të zgjedhur tashmë si deputetë të rinj), me pushtet të skaduar ligjërisht dhe sipas Kushtetutës, po vazhdojnë me qeverisjen e vendit dhe po nxjerrin vendime të paligjshme”.

    “Ngarkimi dhe ushtrimi i pushtetit pa mandat ligjor e kushtetues nuk mund të quhet ndryshe veçse një grusht shteti. Arsyetimet rreth vakumit institucional, përderisa shteti ka Zëvendëskryeministër, ministra dhe zëvendësministra për secilën ministri, janë të pabaza dhe nuk qëndrojnë aspak. Mjaft më me mashtrime, bllokime e izolim të vendit”, ka thënë Haradinaj.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Bashkimi Evropian ka reaguar pas operacioneve të fundit të Policisë së Kosovës, inspektimeve dhe mbylljeve të disa objekteve të shërbimeve publike në...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Ajo...
    Lajme16 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje (Guxo), Donika Gërvalla Schwarz ka sulmuar gazetarët dhe mediat, në...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ashpër ndaj, siç i quan ajo, fushatave denigruese kundër...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Ndërsa në Tiranë po mbahet sot Samiti i 6 i Komunitetit Politik Europian, ku në kryeqytet kanë zbarkuar të gjithë liderët europianë,...
    Lajme16 Maj 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se peshku në tregun e Kosovës është i  sigurt për  konsum. Në një njoftim të...
    Lajme16 Maj 2025
    Në Bazën e Njësive Speciale “Vrella”, është zhvilluar me sukses një trajnim i përbashkët ndërmjet Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese të...
    Vip16 Maj 2025
    Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Mbështetësit e Partisë Demokratike u grumbulluan në bulevardin “Zogu i Parë”, rreth orës 17:30, pranë sheshit “Skënderbej”, ku mbahet samiti i liderëve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.