Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë filluar të ftohin marrëdhëniet me subjektin politik Nisma Socialdemokrate.
Haradinaj, në ‘Pressing’ ka deklaruar se kanë filluar të distancohen politikisht nga ky subjekt, për shkak të, siç thotë ai, tendencave ta paraqesë AAK’në si të keqe, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, ai e ka veçuar një nga anëtarët e këtij subjekti.
“Haxhi Shala ishte njeri i qëndrueshëm, nuk ishte njeri shkel e shko “, deklaroi Haradinaj.
Partia e Haradinajt, bashkë me Nismën qeverisnin në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.