Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbrëmë gjatë një debati televiziv tha se Qeveria “Hoti” për ta votuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike ka pasur problem me Listën Serbe, e cila është pjesë e Koalicionit qeverisës.
Ai ka shtuar se ka informata nga bashkëpartiakët e tij, të cilët janë pjesë e Qeverisë se problemi është krijuar për shkak të mospërputhjes së qëndrimeve me Listën Serbe.
Por deklaratat e Haradinajt, për problemet që ka Qeveria “Hoti” me Listën Serbe, nuk i kanë komentuar nga zyra e kryeministrit, Avdullah Hoti.
Në një përgjigje për FrontOnline, zëdhënësia e Qeverisë, Antigona Baxhaku, tha se për këto probleme është mirë të pyetet, Haradinaj, se për çfarë konkretisht e ka pasur fjalën, pasi që siç tha ajo, kryeministri nuk i komenton deklaratat e Haradinajt, i cili është pjesë e koalicionit Qeverisës.
“Kryeministri nuk ka deklaruar që ka problem me Listën Serbe. Ndoshta duhet me pyet z. Haradinaj konkretisht se për çfarë e ka pasur fjalën. Unë i interpretoj vetëm qëndrimet e kryeministrit dhe nuk mundemi t’i komentojnë deklaratat e Hadarinaj, i cili është pjesë e koalicionit. Këtë pyetje është mirë ti’a bëni kryeministrit sot në konferencë” , tha shkurt zëdhënësja e Qeverisë për FrontOnline.