Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur në emisionin Pressing në T7 deklaratës së kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj, në lidhje me mënyrën se si po i qaset ai dialogut me Serbinë.
Haradinaj ka thënë se Hoti dhe koordinatori për dialog, Skender Hyseni, po tregohen shumë komod karshi dialogut me Serbinë.
“Jam komod për shkak se e kemi kthyer për tre muaj, me kapacitete të kufizuara që ka kjo qeveri, dëmin që i kanë bërë Kosovës tash e sa vite me radhë. Kosova ishte futur në izolim total, ndërsa tani jemi në një pozitë shumë të mirë ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.
Por gjithsesi, Hoti thotë se bisedon rregullisht me partnerët e koalicionit për t’i informuar për të gjitha.