Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për postin e presidentit pas kalimit të mandatit të presidentit aktualë, Hashim Thaci, raporton portali FrontOnline.
Ai tha se nuk kanë problem me partnerin e koalicionit por kanë mendime të ndryshme.
Haradinaj foli edhe për shfuqizimin e vendimit për Task Forcën për luftimin e korrupsionit, ai tha se kjo Task Forcë nuk është dashur të shuhet.
“Në fakt sa i përket Qeverisës nuk kemi problem mund të kemi pikëpamje të ndryshme por nuk kemi problem serioze, e këto nuk duhet të shihen si goditje për qeverinë, ne I kemi pas qëndrimet e qarta dhe kritika kemi pas për shuarjen e Task Forcës, pasi që ajo ka muajt të formohet të riformohet por jo të shuhet automatikisht. Në Kohen kur kemi qenë në luftë për liberalizim të vizave e kemi parë si problem për liberalizim”, deklaroi Haradinaj,