×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon Invalidët Civilë të Luftës: T’i mundësohet trajtimi meritor që iu takon

    FrontOnline
    11 Qershor 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Shoqata e Invalidëve Civilë të Luftës me të cilët ka biseduar pët sfidat me të cilat ballafaqohen ata.

    Haradinaj ka thënë se mungesa e protezave dhe pensionet e ulëta e kanë vështirësuar tejmase pozitën e tyre.

    “Vendi ynë e pagoi shtrenjtë lirinë që e gëzojmë sot. Gjatë luftës së fundit shumë familjarë humbën më të dashurit e tyre e shumë tjerë e pësuan edhe me humbjen e gjymtyrëve, pasoja të cilat i vuajnë edhe sot. Të njëjtin fat e përjetuan edhe shumë vëllezër e motra civilë. Sot, me Shoqatën e Invalidëve Civilë të Luftës biseduam për sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen çdo ditë. Mungesa e protezave dhe pensionet e ulëta e kanë vështirësuar tejmase pozitën e tyre”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se qeveria e Kosovës nuk i ka përfillur kërkesat e kësaj kategorie të shoqërisë.

    “Fatkeqësisht, kërkesat e kësaj kategorie nuk janë përfillur nga kjo qeveri. Është i papranueshëm mohimi që i bëhet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në mbulimin e trajtimit mjekësor. Kjo kategori e shoqërisë nuk e ka vendin në rrugë, ashtu siç protestuan së fundi në kërkim të të drejtave të tyre, por duhet t’i mundësohet trajtimi meritor që iu takon”, është shprehur Haradinaj.

    Haradinaj është zotuar se në momentin e parë që do të jemi në vendimmarrje do t’i trajtojmë me kujdes kërkesat e tyre.

    “U zotova para tyre që në momentin e parë që do të jemi në vendimmarrje do t’i trajtojmë me kujdes dhe do të kujdesemi për plotësim të kërkesave të tyre. Kosova e ka borxh kujdesin ndaj njerëzve të saj!”, ka përfunduar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Një e mbijetuar e dhunës seksuale nga lufta e fundit ka ndarë sonte rrëfimin e saj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin....
    Lajme18 Korrik 2025
    Kosova vijon të mbetet ende me situatë politike kritike. Lutfi Haziri komentoi akuzat e presidentes Osmani ndaj ish-kryeministrit Hoti. Përplasja Hoti-Osmani u...
    Lajme18 Korrik 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren. Në pamjet e siguruara nga Sinjali, shikohet tymi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sllovenia miratoi të premten një ligj që lejon vdekjen me asistencë, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’. Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe...
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.