Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, njëherit kandidat për president, Ramush Haradinaj ka pritu sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se kanë diskutuar për temat aktuale në vend, në veçanti për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i tij i plotë:
Prita sot ambasadorin austriak në Kosovë, z. Christoph Weidinger. Biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.
E falenderova për mbështetjen e përhershme të Austrisë për Republikën e Kosovës, në periudha të ndryshme, e sidomos në proceset integruese euroatlantike.
Shpreha dëshirën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në një kohë kur Kosova ka shumë nevojë për mbështetjen nga aleatët e saj strategjik, në kapërcimin e krizës dhe zhvillimin ekonomik.
RH/FrontOnline/