I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin amerikan, Philipp Kossnett.
Ata biseduan rreth zhvillimeve politike dhe zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Haradinaj thotë se AAK do jetë zë që kërkon llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.
Postimi i tij i plotë:
Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadorin amerikan në Kosovë. Me z. Philip Kosnett, biseduam rreth zhvillimeve të fundit politike dhe maturinë politike që e tregoi vendi ynë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
E informova ambasadorin se Aleanca do të jetë zë i fuqishëm që do të kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.
Gjithashtu falënderova ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për vendin tonë.
RH