Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook bëri të ditur se u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Ai tha se gjatë këtij takimi temë e bisedës ishte zhvillimi aktual në vend si dhe themelimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës.
“Falënderova z. Kolly për mbështetjen që ky vend mik i ka dhënë Kosovës dhe popullit tonë në vazhdimësi”, ka shkruar Haradinaj.