sh-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla, ka reaguar pas deklaratës së dhënë sot nga salla e konferencave se për shkak të pandemisë nuk ka qenë e mundur pjesëmarrja.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri, ka thënë se për shkaqe të pandemisë nuk kanë mundur të jenë në Jerusalem në përurimin e Ambasadës së Kosovës në Izrael.
Hardinaj-Stubulla ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka thënë se deklarata e MPJD se kinse për shkak të pandemisë nuk ka qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim.
Ish-ministrja ka shkruar se e vërteta është që nuk kanë pasur guxim as vizion për t’a formalizuar këtë akt historik, e as për të punuar jashtë konturave personale për interes afatgjatë shtetëror.
Postimi i plotë:
“Është gënjeshtër e pastër deklarata e dhënë sot nga salla e konferencave në MPJD se kinse për shkak të pandemisë nuk paska qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim.
E vërteta është që NUK kanë pasur guxim as vizion për t’a formalizuar këtë akt historik, e as për të punuar jashtë konturave personale/politike për interes afatgjatë shtetëror.
Kaq për tash.”