Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se historia e re e Kosovës ka vetëm një version të së vërtetës: pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës çlirimtare për liri dhe vetëmbrojtje nga regjimi kriminal e gjenocidal i Millosheviqit dhe të tjerëve. Haradinaj thotë se sot duhet të bëjmë një premtim në mbrojtjen dhe zbardhjen përfundimtare të së vërtetës sonë. Ajo bëri të ditur se në shenjë solidariteti ka anuluar të gjitha takimet dhe udhëtimet jashtë vendit,
“Të bëhemi bashkë, dhe të kërkojmë drejtësinë e munguar tash e 21 vjet, për të gjitha krimet gjenocidale, masakrat, dhunimet, dhe vuajtjet e shkaktuara nga Serbia ndaj popullit të Kosovës” shkruan Haradinja-Stublla në Facebook.
Postimi i plotë:
Historia e re e Kosovës ka vetëm një version të së vërtetës: pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës çlirimtare për liri dhe vetëmbrojtje nga regjimi kriminal e gjenocidal i Millosheviqit dhe të tjerëve, disa prej të cilëve janë ende në pushtet në Serbi.
Sot duhet të bëjmë njëzëri një premtim: të punojmë më fort, dhe më unik në mbrojtjen dhe zbardhjen përfundimtare të së vërtetës sonë! Të bëhemi bashkë, dhe të kërkojmë drejtësinë e munguar tash e 21 vjet, për të gjitha krimet gjenocidale, masakrat, dhunimet, dhe vuajtjet e shkaktuara nga Serbia ndaj popullit të Kosovës.UÇK-ja, do të dëshmojë të vërtetën e saj sot, ashtu siç triumfoi dje nëpër të gjitha proceset gjyqësore që ka kaluar.E vërteta është një dhe e paprekshme!Në shenjë solidariteti dhe kurtuazie minimale shtetërore, sot kam anuluar të gjitha takimet dhe udhëtimet jashtë vendit, për t’u kthyer sonte në detyrë në Kosovë.