Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se ka mbetur pa Facebook, pas një statusi në këtë rrjet social ku e quajti “këlysh i Rusisë” presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Kryedimplomatja kosovare ka shkruar në Twitter se “Postimi “Politika e këlyshëve të Rusisë” më la pa llogarinë time në Facebook”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Ministres së MPJD’së i është hakuar llogaria personale në Facebook.
Kjo pasi Haradinaj-Stublla kishte quajtur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq “këlysh i Rusisë”, meqë, sipas saj, ai shërben si dorë e zgjatur e propagandës ruse për minimin e sigurisë në Ballkan.
“Russia’s puppy policy” post left me without access to my @Facebook account.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 15, 2020