Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla i ka ofruar trajtim të sigurtë shëndetësor në Kosovë kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifit i cili aktualisht po trajtohet nga ekipi mjekësor në Spitalin e Nishit.
Ajo i ka uruar shërim të shpejtë Arifit duke shpresuar se po merr kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi.
Lexo Edhe:
Plas sherri në sallën e pritjes/ Punonjësi i spitalit rreh keq pacientin
“Bisedova shkurt me Kryetarin e Preshevës, bashkëkombësin e mikun @arifishqiprim. I dëshirova shërim të shpejtë, me shpresën se po merr kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi. E sigurova që në çdo moment e ka derën hapë për trajtim të sigurtë edhe në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka njoftuar se aktualisht është nën përkujdesjen e ekipit mjekësor të Spitalit të Nishit, ndonëse ditë më parë ka dalë negativ në testin për COVID-19.
“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital. Ju përshëndes të gjithëve”, kishte njoftuar Arifi.