Ish-kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së Meliza Hardinaj-Stublla ka reaguar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Pas certifikimit Hardinaj-Stublla edhe zyrtarisht nuk ka arritur të sigurojë votat për t’u bërë deputet e Kuvendit të Kosovës.
Kjo për shkak që për të njëjtën në media ishte publikuar një video në të cilin dyshohet se bashkëshorti i saj ka blerë vota për t;ia siguruar gruas së tij ulësen në Kuvendin e Kosovës.
E, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Hardinaj-Stublla ka thënë se skema kriminale funksionoi, ndërsa sot u varros e vërteta e vullnetit qytetar.
Ndërsa i ka bërë thirrje Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi, që të zbardhë rastin e kësaj video e që Haradianj-Stublla e ka qyajtur të inskenuar.
Postimi i saj i plotë:
SKEMA KRIMINALE FUNKSIONOI…
… për të më njollosur rrënjësisht mua dhe familjen time, dhe për të tjetërsuar rezultatin që u certifikua sot sipas planit duke varrosur të vërtetën e vullnetit qytetar!
Incizimi i inskenuar e i sponzorizuar, që u publikua ditë më parë, që u interpretua nga pseudo-portalet sipas dëshirës së porositësve, se kinse bashkëshorti im implikohet në bisedat e ulëta që zhvilloheshin në atë video 30 minutëshe, përmban tregues të mjaftueshëm e të bindshëm për inskenimin e dobët teatral që bëri banda kriminale sponzorizuese e kësaj fushate denigruese KUNDËR MEJE.
Por, t’i kthehemi substancës:
Tani që u raportua se dy veglat e krimit të videos kanë dalë para drejtësisë, skenari dhe porositësit e tij besoj fuqishëm se përfundimisht do të zbardhen me zbulimin e identitetit të protagonistit të tretë X1 (dhe mendoj kryesor) të video-inskenimit. I bëj thirrje publike Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi, i cili apostrofohet nga personi i tretë në këtë video publike në minutin 25:10, që të deklarohet se nëse ekziston lidhja e tij me këtë person, nëse e ka takuar siç po pretendohet në video, dhe kush është ai. Personi i tretë zbardhë gjithçka… madje edhe porositësin ‘politik’ që ka udhëzuar inskenimin e kësaj videoje, dhe ka kurdisur votat në QNR!
Faktet janë kokëforta, dhe e vërteta është brutale.
Në pritje të saj…
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/260270852385648