×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla: Mos qofsha në lëkurën e atyre deputetëve që e kanë votuar Gjykatën Speciale

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka folur për herë të parë për komunikimet nëpërmjet notave verbale me Gjykatën Speciale dhe marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë.

    Ndërkohë që gjenden varreza të reja me trupa të shqiptarëve në Serbi, në Hagë krerët e UÇK janë venë në bankën e të akuzuarit për krime lufte, në Hagë.

    E pyetur se çfarë po bën aktualisht Kosova për t’i ndihmuar, ministrja thotë se ky është një moment shumë i vështirë për shtetin dhe popullin e Kosovës, ndërsa shtoi se po bëhen ende konsultime për të pasur një qasje të unifikuar.

    “Është një çështje komplet revizioniste. Ndaj gjithë sakrificave dhe vuajtjeve tona dhe gjenocideve që ka bërë Serbia në Kosovë. 21 vite pas të vihet në pikëpyetje lufta çlirimtare në shtëpinë tonë, është një absurd i vërtetë. 21 vite pas të shantazhohen liderët politikë dhe institucionale.Të goditet shteti në këtë formë, është një pikëpyetje e madhe mbi të cilën jemi ende duke bërë konsultimet e nevojshme, si të kemi një qasje të njëzëshme. Dhe një strategji afatgjatë sesi të veprojmë.”

    Ndërsa, sa i përket faktit që gjykata speciale e Kosovës nuk ka asnjë simbolikë të këtij, shteti, Meliza Haradinaj Stublla tregoi se edhe për këtë çështje po zhvillohet një debat i brendshëm.

    “Edhe kjo është një çështje që po zhvillojmë debat të brendshëm. Mos qofsha në lëkurën e atyre deputetëve që e kanë votuar gjykatën speciale në atë kohë. Është shumë e rëndë dhe atëherë kemi kundërshtuar si parti politike, është diçka jo-simetrike në raport me krimet që ka kryer Serbia në Kosovë.”

    Më tej, Haradinaj-Stublla shpjegoi se gjykata Speciale me institucionet e Kosovës komunikon me notë verbale, dhe kjo sipas saj, tregon sesi qëndron raporti i shtetit të Kosovës me atë institucion.

    Ministrja theksoi se për këtë arsye, përgjigja për arrestimet duhet të kërkohet diku tjetër dhe se po diskutohet për të bërë një protokoll bashkëpunimi.

    “Gjykata Speciale, me institucionin e Kosovës komunikon me notë verbale. Me notë verbale ne komunikojmë me etnitete ose shtete që nuk janë në juridiksionin tonë. Dhe kjo tregon mjaft sesi qëndron raport i shtetit të Kosovës me këtë gjykatë. Prandaj do duhej të kërkohej përgjigje diku tjetër. Dhe kjo po diskutohet brenda institucioneve të Kosovës. Arrestimi, spektakli mediatik me bastisje në shtëpinë e institucioneve të Kosovës….Ata kanë nëpërkëmbur edhe sigurinë e shtetit, edhe vetë shtetin, edhe dinjitetin tonë, edhe institucionet tona që i kemi ndërtu 12 vite pas pavarësisë siç është policia e Kosovës. Duhet dhe do kërkojmë që të bëjmë një protokoll bashkëpunimi, dhe të mos bëhet në atë formë që është bërë”, ka thënë ajo në Abc News.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe. Ai deklaroi për Front Online se populli...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.