Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla sot gjatë ditës do të takohet me homologun grek Nikos Dendias, raporton Front Online.
Haradinaj është shprehur që kjo vizitë e tij në Kosovë është mjaft e rëndësishme.
Sipas saj prezenca e ministrit të jashtëm grek në Kosovë, nënkupton intensifikim të marrëdhënieve me këtë shtet.
“Vizita e sotme e ministrit grek në Kosovë është një ngjarje me rëndësi të veçantë. Greqia përveç që është i Bashkimit Evropian është edhe shtet i rajonit, andaj këtu përkundër faktit që ka qenë një shtet mosnjohës në mesin e 5 shteteve mosnjohëse të BE-së, Greqia ka vënë një standard të lartë të bashkëpunimit dhe konstruktivitetit ndaj Kosovës dhe qytetarëve tanë dhe siç e dini kjo vizitë është një sinjal i mirë që raportet tona po normalizohen, po intensifikohen dhe po ndërtohet një themel shumë i rëndësishëm në aspiratat tona që shkojnë drejt njohjes andaj besoj që kjo është një ngjarje mjaft e rëndësishme për ne”, ka thënë Haradinaj-Stublla, raporton tutje Front Online.
Dendias gjatë ditës pritet që të takohet edhe me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, si dhe me liderë tjerë institucional. /Front Online