Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj dënimit të Zoran Gjokiq, duke thënë se dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës.
“Kosova e pavarur e ka marrë drejtësinë në duart e veta, dhe sot e provoi duke dënuar më në fund të tmerrshmin e ‘Kristalit’ në Pejë, Zoran Gjokiq-in”.
“E megjithatë ky dënim vjen vonë, edhe vjen i cunguar. 12 vite janë pak për këtë lloj mostre gjenocidale. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës”, ka thënë shefja e diplomacisë kosovare duke shtuar se drejtësia duhet të vijë e plotë.
“Kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend. Kosova kërkon drejtësi ndaj veprave makabre të secilit Gjokiq e çifteve të tij”.
“Koha ka ardhur për drejtësi të plotë dhe përfundimtare për luftën e Kosovës!”, ka thënë ajo.