×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla ia tregon Gërvallës sfidat që e presin në MPJD

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një letre publike ka renditur sfidat me të cilat ministrja e re, Donika Gërvalla, do të përballet.

    Ajo tha se Haradinaj-Stublla i ka thënë Gërvallës se “shumë shpesh do të gjendeni e vetme përballë vendimeve të vështira dhe ndoshta nuk do të gjeni përkrahje as nga kolegët e afërt”.

    Sipas saj, do të ketë kërkesa të shumta për vizita nga zyrtarët serbë. Këtu i ka kërkuar Gërvallës të mos lejojë “defilimin” e tyre në territor të Kosovës. I ka kërkuar të mos harrojë Nezir Mehmetajn e Blerim Maçastenën që po mbahen të burgosur në Serbi, dhe që për shumë gjatë nuk u liruan as në mandatin e Haradinaj-Stubllës.

    Haradinaj-Stublla më tej ka kërkuar nga Gërvalla të mos lejojë të mbetet jashtë dialogut me Serbinë “sepse për Kosovën, kjo është çështja me e rëndësishme e politikës së jashtme, e kjo posaçërisht në përgjigje të shtetit fqinjë që këtë proces e konsideron si çështje të brendshme”.

    Ajo ka përmendur shqiptarët e Luginës dhe për nevojën për mbështetje për ta, por edhe për shqiptarët në Malin e Zi.

    Është cekur edhe dhurimi i broshës në kornizë, të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Ka lutur Gërvallën të vazhdojë “si traditë të MPJD-së të filluar nga unë”.

    “Në MPJD, do të përballeni edhe me një mori sfidash funksionale”, ka shtuar ish-ministrja që ka thënë se për 13 vjet në këtë ministri s’ka qenë funksional trekëndëshi mes zyrës së presidentit, asaj të kryeministrit dhe MPJ-së.

    Për ndikimet politike në MPJ, për diçka që është akuzuar e kritikuar edhe Haradinaj-Stublla, ajo ka kërkuar nga Gërvalla “të vazhdojë parimin e rotacionit”.

    “Fakt i mirënjohur tashmë që Ministria që do të drejtoni nuk ka qenë imune ndaj ndikimeve politike të cilat kryesisht janë shprehur përmes emërimit të personelit diplomatik e konsullor jokompetent dhe pa kredenciale adekuate të përfaqësimit gjë që shpesh ka ndikuar në dëmtim të imazhit të vendit dhe mungesë të koherencës dhe konsistencës së veprimit diplomatik. Menjëherë pas marrjes së detyrës kam marrë vendimet për kthimin e diplomatëve të cilët kanë shërbyer nga dy-tri misione jashtë, për vite të tëra pa u kthyer në Kosovë, dhe dërgimin e diplomatëve kompetent, disa prej të cilëve asnjëherë nuk kanë shërbyer në misionet diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës. Ju inkurajoj të vazhdoni këtë parim rotacioni, e cila është bazë e një shërbimi funksional e llogaridhënës. Dhe mos harroni, që në MPJD ka njerëz me integritet të lartë, profesionalizëm të pashoq, dhe dedikim deri në vetëmohim – që përkundër jostabilitetit politik dhe ndërrimit të shpeshtë të qeverive, e kanë mbajtur të lartësuar shtetin dhe interesin e Kosovës në botë, shpeshherë edhe fare pa udhëzim politik nga Prishtina. Kisha nderin të bashkëpunoj me ta, dhe të avancojmë bashkë interesat shtetërore në shoqërinë ndërkombëtare. Do të bindeni që përkundër bindjes popullore, këta profesionistë e patriotë, janë shumicë në MPJD dhe në Shërbim të Jashtëm”, ka shkruar ajo.

    Haradinaj-Stublla u dorëhoq nga MPJ-ja ende pa marrë detyrën ministrja e re. Ajo u tërheq gjatë numërimit të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, pas akuzave se kishte manipuluar me vota në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Në rezultatet e para ishte deputete, por pas rinumërimit nuk arriti të futej në listën e deputetëve të AAK-së.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.