×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla dhe homologu nga Gambia dakordohen për thellim të bashkëpunimit

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Diasporës së Gambisë Mamadou Tangara.

    Shefja e diplomacisë kosovare e ka falënderuar shtetin e Gambisë për qëndrimin mbështetës dhe parimor rreth njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

    Haradinaj-Stublla ka biseduar me homologun Tangara edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Gambisë, sidomos në fushën e arsimit.

    “Në një thirrje telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Diasporës së Republikës së Gambias, Z. Mamadou Tangara, shpreha falënderimin e Kosovës për qëndrimin parimor të Republikës së Gambias rreth njohjes dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit midis vendeve tona dhe thellimit të marrëdhënieve bilaterale sidomos për çështje të arsimit dhe fushave të tjera të interesit të përbashkët”, ka shkruar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Atë, po e pret presidentja e...
    Lajme11 Mars 2025
    Një hallakamë e madhe mund të krijohet pas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit. Përderisa Vetëvendosja nuk shkon mbi...
    Lajme11 Mars 2025
    Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Herolinda Murati-Leka, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga...
    Të tjera
    Lajme11 Mars 2025
    Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, Haxhi Shala kishte bërë ankesë në...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin. Policia ka konfiskuar një brisk, ndërsa i dyshuari...
    Lajme11 Mars 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar demonstratat studentore në përvjetorin e 44-të. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kujtimi...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa...
    Kronika11 Mars 2025
    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë e dy të tjera në Istog. Kjo u bë e ditur nga...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti, viktimave  meshkuj, u ka dërguar mesazhe me përmbajtje shqetësuese. Policia tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.