Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies së dhjetë anëtarëve të familjes Rama në Obliq.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në fund të marsit të vitit 1999 aparati gjenocidal serb, ishte mobilizuar në tërë vendin, duke u hakmarrë ndaj popullatës së paarmatosur.
Haradinaj, ka shkruar se sot ndjehet krenar që kemi Ushtrinë e cila është e gatshme të ballafaqohet me secilin agresor.
Postimi i tij i plotë:
Liria erdhi nga gjaku i tyre!
Në fundin e marsit 1999, aparati gjenocidal serb, ishte mobilizuar në tërë vendin, duke u hakmarrë ndaj popullatës së paarmatosur.
Kujtojmë sot martirizimin e dhjetë antarëve të familjes Rama në Obiliq.
Ne ditën e tyre përkujtimore, kujtojmë po ashtu, mbi 180 martirë të lirisë nga Fushë Kosova.
Në këtë datë të kobshme, egërsia barbare u shpërfaq edhe në lagjen Dardania dhe në tërë qytetin e Pejës.
Ndërkohë, makineria vrastare, në Malet e Berishës bombardoi zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, radiostacionin “Kosova e Lirë”, me ç’rast ra dëshmor Elbasan Berisha.
Duke ndjerë dhembje të madhe, njëkohësisht jemi krenarë që sot kemi Ushtrinë që është e gatshme të ballafaqohet me secilin agresor, e të mos e lejojë asnjëherë të përsëritet historia jonë e përgjakshme.
Përgjithmonë të përulur para sakrificës së të rënëve për liri!/Front Online/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2546440115480387