×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Sot duhet të mendojmë për shqiptarët e Luginës, të Maqedonisë e Malit të Zi

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Ish-ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj, deklaroi se shqiptarët asnjëherë në mijëvjeçarin e fundit nuk kanë qenë më të lirë e më të pavarur, dhe se ky është moment krenarie.

    Mirëpo sipas saj do të duhej të jetë edhe një moment reflektimi për shqiptarët e Luginës, të Malit të Zi e të Maqedonisë së Veriut, dhe se këto do të duhej të ishin tema preokupimi.

    “Sot shqiptarët e Luginës janë pa përkujdesje kombëtare, ndonëse Shqipëria e ka në kushtetutën e saj, edhe në preambulë e ka bashkimi kombëtar si vlerë e si frymë orientuese kushtetuese, por edhe në nenin 8 e ka obligim kushtetues përkujdesjen e popullit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e ne sot nuk e shohim një gjë të tillë”.

    “Pra, për Kosovën kjo do të përkthehej në një qëndrim të koordinuar në raport me Serbinë, gjë që qeveria aktuale e Shqipërisë sot nuk e bën, e po ashtu në raport me shqiptarët e Luginës specifikisht do të duhej që të kishte një përkujdesje, një mbrojte, një amplifikim të zërit dhe padrejtësive që u ndodhin atyre përditë në raportet bilaterale Serbi-Shqipëri. Nuk e shohim një gjë të tillë”.

    “Madje kjo do ta ndihmonte edhe Kosovën sepse nëse Shqipëria është e zëshme në etablimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, do ta dobësonte qëllimin nacionalist serbo-madh që Serbia e ka në Kosovë përmes kërkesës së një asociacioni të pretenduar. Pra, sa më të fortë janë shqiptarët në Luginë, shqiptarët në Serbi, aq më i dobët do të jetë pretendimi serb në Kosovë. Dhe unë kam përshtypjen që kryeministri Rama specifikisht nuk e kupton dhe prandaj edhe nuk e bën”, deklaroi Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Sipas Ramush Haradinaj, në rast se në pushtet vije Qeveria Kurti 3, Kosovës i rrezikohet ekzistenca e saj. Ai tha se me...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i AAK-së , Daut Haradinaj ka insistuar se FSK-së i ka humbur njëri dron i blerë nga Turiqa. Haradinaj ka thënë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pyetur në lidhje me mundësinë që deputeti Haki Abazi t'i bashkohet koalicionit që e udhëheq. "Do...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Objekti i Kuvendit të Kosovës është veshur sot me ngjyrat e flamurit kombëtar në nder të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Atmosfera...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.