Kandidati për president nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj,para qytetarëve të Vitisë ka bërë të ditur se si president i ardhshëm do të jetë mbrojtës i sovranitetit të pavarësisë.
Ai po ashtu tha se me të në krye të shtetit do të pastroj rrugën për në NATO dhe BE.
‘Si President i ardhshëm, u zotova para qytetarëve të Vitisë dhe para strukturave të Aleancës atje, se do të jem mbrojtës i sovranitetit dhe pavarësisë sonë.
Do ta pastroj rrugën tonë për në NATO dhe BE. Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri por edhe thirrje dhe garancë për investime të huaja e ngritje ekonomike’, ka shkruar Haradinaj.