Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur për aktakuzat ndaj krerëve të UÇK’së dhe paraqitje e tyre në Hagë.
Haradinaj për akuzat e pretenduara nga Dick Marty për trafikim organesh në Kosovë, thotë se shumë mirë që këto deklarata kanë rënë poshtë.
‘’’Ska logjikë me thanë që pse është e s’është. Shyqyr që s është. Me thanë bota këta kanë nxejrrë veshka, trafikim organesh’’, ka theksuar Haradinaj në një debat televiziv.
Haradinaj në anën tjetër është pyetur edhe për deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për luftë
‘’Vuçiq ia bëri një nder cështjes me këtë deklaratë. Nëse bie me shku në ndonjë kryeqytet, e sheh që tema ka mbetur gjallë’’.