Kandidati i AAK-së për President, Ramush Haradinaj, në RTV Dukagjini ka thënë se projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar.
Ai gjithashtu ka shtuar se nëse do të jetë President, do të gjindet një zgjidhje tjetër, por se duhet konsensus mes institucioneve dhe partive. Haradinaj ka treguar edhe se si e ka zbuluar planin e Mogherinit për ndarje para se të ketë informata më shumë.
“Shkëmbimi i territoreve ka dështu, për fat të keq me pësoja. Nuk do të ketë as asociacion, sepse e ka hedhur Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj.
“Bazuar në këtë unë besoj se ka mundësi për një zgjidhjet tjetër, duhet konsensus mes institucioneve, por edhe mes pozitës dhe opozitës”, ka shtuar ai.
“Përvoja është shumë e rëndësishme në këtë drejtim, sepse 20 vjet angazhim ndihmojnë që të kuptohen më lehtë proceset. Intuita më ka bërë që të shoh rrezikun e dialogut nga Mogherini, akoma pa pasur informata të plota. Në fund ka dalë se vërtetë ka pasë një skenar për ndarje të Kosovës”, tha mes tjerash Haradinaj.
(Artikull i sponsorizuar si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit)