Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për deputetin Rexhep Selimi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen e tyre për liri.
Postimi i plotë:
Nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen tonë për liri.
Rexha do të dalë i pafajshëm sikurse gjithë të tjerët që pas aq shumë viteve iu duhet ta mbrojnë një epokë të historisë, e cila në fakt nuk ka nevojë për mbrojtje. Me çlirimtarët përgjithmonë e me besim në drejtësi! RH