×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj reagon për vdekjen e Haxhi Thaçit: Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet edhe me mungesën e Hashimit

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi për vdekjen e Haxhi Thaçit- babait të ish presidentit Hashim Thaçi.

    Haradinaj ka thënë se Haxhi Thaçi e ka mbyllur jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash dhe shton se ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi.

    Ai thotë se në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet edhe me mungesën e Hashim Thaçit.

    “Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë. Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes Thaçi. Zoti ju forcoftë!”

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka ngushëlluar familjen e ish-Presidentit dhe ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçi,...
    Lajme17 Mars 2025
    Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë...
    Lajme17 Mars 2025
    Fisnik Ismaili është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Ai i ka dizajnuar fanellat e reja të Kombëtares së...
    Të tjera
    Lajme16 Mars 2025
    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçit. Ai, përmes një postimi në...
    Lajme16 Mars 2025
    Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai që...
    Lajme16 Mars 2025
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit. Ajo...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në një reagim për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, ka...
    Lajme16 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim...
    Lajme16 Mars 2025
    Ka ndërrua jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe Behgjet Pacolli,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.