Akil Gjakova e ka regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm. Xhudisti nga Peja është shpallur kampion i Evropës në xhudo, raporton FrontOnline.
Në finale, ai e mposhti xhudistin izraelit, Butbul në kategorinë deri 73 kilogramë. Kjo ishte medalja e tretë e Kosovës në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Për këtë triumf, Akilin e ka uruar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/2606357349488663/
Madje, Haradinaj ka falënderuar xhudistin pejan për këtë sukses.
Postimi i plotë i Haradinajt në “Facebook”:
“Fitoret e ekipit tonë të artë vazhdojnë!
Faleminderit Akil!
Urime Kosovë“./FrontOnline/