×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Raporti i Progresit pasqyron shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke e cilësuar atë si pasqyrim të shthurjes së sistemit qeverisës në vend.

    “Raporti i Progresit, ashtu siç pritej, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian,” tha ish-kryeministri Haradinaj në një postim në Facebook. Ai shtoi se kjo shfaqet në cenimin e demokracisë parlamentare, ndërhyrjet në media, sabotimin e sistemit të drejtësisë dhe defektet në prokurim.

    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke thënë se “Kurti e largoi dhe e sabotoi Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s”. Haradinaj e konsideroi largimin e Kurtit nga qeverisja si “një obligim kombëtar”, duke shprehur shqetësimin e tij për atë që e quan “largim të Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike”.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në lidhje me zëvëndësimin e deputetëve në komisionet parlamentare, ai ka thënë se është...
    Lajme31 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 10 vota për dhe 1 abstenim, ka votuar raportin e Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë së humbja e dokumenteve personale të diasporës në pika të ndryshme të konsullatave dhe ambasadave...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e ka ngritur në Kuvend çështjen e mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të kryeqytetit...
    Artikull i Sponsoruar31 Tetor 2024
    Në prag të Halloween-it, Petrol Company dhe BeHappy kanë përgatitur oferta të veçanta për të gjithë ata që duan të festojnë me...
    Lajme31 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ata...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja Fjolla Ujkani foli në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për Raportin e sivjetmë të Progresit. Ajo tha se raporti...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video, ku kryeministri Kurti premton që gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të...
    Lajme31 Tetor 2024
    Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur një orë me vonesë. Në seancë tashmë ka ardhur edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca Mirëpo, edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.