Kandidati për President nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj sot gjatë fushatës ka vizituar kompanitë vendore prodhuese në Rahovec.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se dora e shtetit, do të ndjehet tek të gjithë prodhuesit e ndërmarrësit, që u goditën nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë.
“Programi i Aleancës, ka paraparë deri në hollësi përkrahjen për ta, ndërprerjen e rënies dhe stimulimin e rritjes ekonomike në vend”, ka shkruar ndër tjera Haradinaj.
Më poshtë postimi i plotë:
Për ekonominë tonë ka shpresë.
“Fetoshi”, “Osa Termosistem”, “Haxhimurati”, “Bodrumi Vjeter” dhe “Cenbaza”, janë vetëm një pjesë e mozaikut të prodhuesve të Rahovecit, të cilët na bëjnë krenarë të gjithë ne. Deri në 80% të prodhimeve të tyre, eksportohen jashtë vendit, tregues ky i cilësisë së lartë që ka prodhimi vendor.
Dora e shtetit, do të jetë ndjehet tek të gjithë prodhuesit e ndërmarrësit, që u goditën nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë. Programi i Aleancës, ka paraparë deri në hollësi përkrahjen për ta, ndërprerjen e rënies dhe stimulimin e rritjes ekonomike në vend.