Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka vizituar Lipjanin.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kudo dhe kurdo që po takohet me të rinjtë e Kosovës shihet një frymë fitoreje, që padyshim do të ndodhë më 14 shkurt.
“Pritje madhështore në Gadime të Lipjanit! Sot në Gadime të Lipjanit takova të rinjtë e kësaj ane që vërtet po i japin forcë AAK-së”.
“Gadimja e vlerës së madhe, çoftë historike apo kulturore, do të jetë frymëzim për ne. Suksesi e ka emrin Forca e Kosovës. Faleminderit Gadime e Lipjan!”
“Na priftë e mbara me numrin 135!”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3587627131290389