Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, u shpreh i zhgënjyer që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk u vota nga opozita në Kuvendin e Kosovës, raporton Front Online.
Ai në T7 tha se se pritshmëritë e tij kanë qenë që këtë projektligj do ta votonte edhe PDK-ja.
“Unë sot kam prit që për këtë ligj do të ketë vota edhe opozita për shkak se një pjesë e madhe e opozitës edhe më herët kanë synuar që të krijohet një ligj për rimëkëmbje ekonomike prandaj PDK-ja ka pasur një plan pothuajse paralel i cili ka qenë shumë i përafërt me këtë që është tash por edhe VV’ja që përveç kritikave që kishte për mbajtjen e ligjit kishte vullnet për me votu.”, tha Haradinaj.
Ai ka sqaruar qytetarët se ligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë dhe të nënshkruhet nga presidenti para se të hyjë në fuqi./Front Online