×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Kaçaniku

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2024

    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Kaçaniku.

    Haradinaj ka thënë se papërgjegjësia e qeverisë aktuale po e mban peng zhvillimin e Kaçanikut dhe gjithë Kosovës.

    “Qeverisja aktuale ka dështuar në mënyrë të turpshme në realizimin e projekteve elementare për Kaçanikun. Stadiumi i filluar para 6 vjetësh qëndron si dëshmitar i paaftësisë së tyre, ndërsa ujërat e zeza vazhdojnë të jenë kërcënim për shëndetin e qytetarëve. Kjo papërgjegjshmëri në qeverisje po e mban peng zhvillimin e një qyteti historik që meriton shumë më tepër”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka prezantuar kandidaten për deputete nga Kaçaniku, Hafize Sallahu.

    “Ne e dëshmuam se si realizohen projektet madhore – Autostrada “Arben Xhaferi” është shembull konkret i vizionit dhe veprimit tonë. Bashkë me kandidaten tonë për Kuvend, Hafize Sallahun, dhe ekipin e profesionistëve të Kosovës Fituese, jemi të gatshëm të sjellim transformimin që Kaçaniku ka nevojë. Impianti i ujërave të zeza dhe përfundimi i stadiumit do të jenë prioritete të menjëhershme”, është shprehur Haradinaj.

    Ai ka thënë se anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, është kthesa e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit.

    “Antarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, është kthesa e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit. “Pakoja për Mirëqenien e Familjes” do të prekë çdo shtëpi në Kaçanik. Me rritjen e pensioneve në 500€, trefishimin e mbështetjes për bujqësinë, modernizim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore, do të krijojmë bazën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien që i duhet vendit”, ka thënë ai.

    Sipas Haradinajt, me 9 shkurt, ndryshimi vjen “me Kosovën Fituese”.

    “Koha për improvizime ka mbaruar – është momenti për veprim të vendosur dhe qeverisje të përgjegjshme që zgjidh problemet reale të qytetarëve. Më 9 shkurt, ndryshimi vjen me Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Mungesa e fuqisë punëtore, ngritja e çmimit të materialit ndërtimor, poashtu ngritja e çmimit të tokave me koncesion janë arsyet që, sipas...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javën që vjen se do t’i heqë gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Java e ardhshme paraqitet me kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga e...
    Të tjera
    Vip15 Dhjetor 2024
    Këngëtarja shqiptare, Keisi Medini është shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, Keisi ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshe....
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Dy persona në Tiranë janë therur me mjet të mprehtë nga një 40-vjeçar. Policia ka bërë të ditur se po punojnë për...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javën që vjen se do t’i heqë gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pajovë të Peqinit. Si pasojë një fëmijë katërvjeçar ka mbetur i lënduar...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit Tahrir al-Sham (HTS), që tani kontrollon Sirinë, pas rrëzimit të regjimit...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Qeveria izraelite miratoi të dielën një plan për të zgjeruar vendbanimet izraelite në Lartësitë Golan nën pushtimin e Izraelit, duke thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.