×
Zgjedhjet 2025

Haradinaj premton ndërtimin e 8 liqeneve akumuluese: Zgjidhje shekullore për ujin e pijshëm

FrontOnline
31 Janar 2025

Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj ka shpaluar programin për ndërtimim e tetë liqeneve akumuluese.

Ai është shprehur se me ndërtimin e tyre, do bëhet zgjidhja shekullore për ujin e pijshëm.

“’Kosova Fituese’ me ndërtimin e digave do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë për njëqind vitet e ardhshme. Jemi të vendosur ta bëjmë këtë zotim realitet, sepse është një detyrim ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Programi përfshin projektet që janë paraparë në Strategjinë shtetërore për Ujërat, hartuar gjatë qeverisjes Haradinaj:

  1. Ndërtimi i digës në lumin Lepenc në fshatin Firajë – furnizim me ujë për komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Shtime dhe Lipjan.
  2. Ndërtimi i digës në lumin Manastircë, afër fshatit Reçan – furnizim me ujë për komunën e Prizrenit.
  3. Ndërtimi i digës në Dragaçinë – furnizim me ujë për komunën e Suharekës.
  4. Ndërtimi i digës në Lloqan – furnizim me ujë për komunën e Deçanit.
  5. Ndërtimi i digës së Pollatës – furnizim me ujë për komunat Prishtinë dhe Podujevë.
  6. Ndërtimi i digës së Kuqicës – furnizim me ujë për komunat Drenas dhe Skenderaj.
  7. Ndërtimi i digave të Kremenadës ose Desivojcës – furnizim me ujë për komunën e Kamenicës.
  8. Ndërtimi i digës në Shushë të Vitisë ose në Pogragjë të Gjilanit – Përmes studimit të fizibilitetit do të përcaktohet cila prej këtyre digave është më e përshtatshme për furnizimin me ujë të komunave Gjilan e Viti.

“Përveç ujit të pijshëm, digat do të shërbejnë edhe për ujitjen e tokave bujqësore, prodhimin e energjisë përmes hidrocentraleve dhe zhvillimin e zonave rekreative.  Programi i koalicionit për Kosovën Fituese përmban konceptet inxhinierike të gatshme për zbatimin e këtyre projekteve”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Vip01 Mars 2025
Capital T po feston sot ditëlindjen. Artisti po mbush plot 33 vite jetë. E meqë ditëlindja e saktë e tij i bie...
Bota/Rajoni01 Mars 2025
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz dha një intervistë për Fox News në të cilën ai përshkroi momentin kur i tha presidentit...
Lajme01 Mars 2025
Analisti politik, Agon Maliqi, tha se administrata e re amerikane, nuk do të ketë më mirëkuptim as për Kosovën. Sipas tij, kjo...
Lajme01 Mars 2025
Ushtarët shqiptarë dhe ata hungarezë, kanë kryer aktivitete stërvitore në Kampin e Novosellës, për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale....
Bota/Rajoni01 Mars 2025
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se grindjet e djeshme midis Trump dhe Zelenskyy ishin “fatkeqe” dhe ata duhet të...
Lajme01 Mars 2025
Sot, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26...
-->

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.