Haradinaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se do të ofrojnë zgjidhje konkrete për zhvillimin e ekonomisë.
“Përballë një qeverie që ka braktisur prodhuesit vendorë, ne ofrojmë zgjidhje konkrete për zhvillimin e ekonomisë. Heqja e tatimit në fitim për produktet e eksportuara dhe zgjerimi i listës së lëndës së parë për prodhuesit vendorë do të hapë horizonte të reja për bizneset tona. Eliminimi i burokracisë së tepërt në ATK do t’u japë hapësirë bizneseve të fokusohen në rritje dhe zhvillim, jo në letra e procedura të pafundme.” – ka thënë Haradinaj.
Ai tutje është shprehur se Kosova ka nevojë për politika që nxisin investimet dhe mbrojnë prodhimin vendas.
“Çdo biznes i suksesshëm është një familje më shumë me siguri ekonomike, një komunitet më i fortë dhe një ekonomi më e qëndrueshme për të gjithë. Ne do të qëndrojmë përkrah çdo biznesi që investon në të ardhmen e vendit tonë.” – ka përfunduar Haradinaj.