Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka shkruar për tubimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore.
Haradinaj u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët e Rahovecit.
“Kemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira,” u shpreh kryetari i AAK-së para mbështetësve të shumtë në Rahovec. Ai vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme të rahovecianëve, duke theksuar se aleanca me këtë qytet ka qëndruar e palëkundur përgjatë viteve.
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30-Ideal u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke u mbështetur në përkrahjen masive që po merr nga qytetarët.
“Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137,” tha Haradinaj, duke falënderuar qytetarët e Rahovecit për pritjen dhe mbështetjen e treguar.
Postimi i plotë:
PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën Fituese na jep forcë mos me u ndalë
Kemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira.
Aleanca jonë me qytetin e traditës e të trimërisë, të familjes e të bujarisë, i ka qëndruar kohës.
Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137.
Faleminderit Rahovec!!!