×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj përmend sërish bashkimin me Shqipërinë: 14 shkurti referendum për anëtarësim në NATO

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zgjedhjet e 14 shkurtit po i konsideron referendum për anëtarësim në NATO, i cili sipas tij duhet të ndodh deri në vitin 2024.

    Në të kundërtën, pretendenti për president të vendit tha se zgjidhja e vetme mbetet bashkimi me Shqipërinë.

    “Me 14 shkurt në një mënyrë është referendumi për NATO. Kujtë i konvenon Kosova në NATO, ju e dini është popullit të Kosovës, rajonit, por edhe NATO-së dhe aleatëve tonë të sigurisë. Kush është kundër dihet që është Rusia, Serbia dhe aleatët e tyre”, tha ai.

    Lideri i AAK-së tha se paralajmërimet për bashkim me Shqipërinë nuk i befasojnë as aleatët e Kosovës.

    “Neve po na harxhohet koha e pritjes pa kufi për me u bërë anëtarë i NATOS-s si Kosovë, ose si shtet i pavarur ashtu siç jemi nis. Në këtë rast Kosovës i mbetet vetëm një rrugë, s’ka rrugë tjetër është bashkimi me Shqipërinë që është diçka e natyrshme që po vjen. Edhe aleatët e Kosovës të gjithë e kuptojnë se Kosova iu dha atyre kohë, iu dha 25 vjet se kemi thënë deri në vitin 2024 nuk jemi në dyer të NATO-s, atëherë nuk na mbetët tjetër pos me u marrë vesh për me hy të bashkuar. Unë besoj se edhe aleatët tonë e vlerësojnë kohën që iu kemi dhënë opsionit për me hy në NATO si Kosovë e pavarur. Prandaj jam i bindur që do të na jepnin leje dhe përkrahje për bashkim me Shqipërinë. Pra kjo është një opsion real që mund të ndodh”, tha ai.

    Këto komente Haradinaj i bëri gjatë ditës sotme pas takimit me kategoritë̈ e dala nga lufta në Deçan./FrontOnline.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.