Haradinaj tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetjen e vizionit tonë për Kosovën.
“Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve”, shkroi Haradinaj në faqen e tij në Facebook.