Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj ka kujtuar dëshmorët e betejës së Shishmanit të Gjakov në 22 vjetorin e rënies.
“Gjaku i tyre i derdhur për liri është themeli i shtetit që e gëzojmë sot”, shkruan Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Në 22-vjetorin e rënies, kujtojmë dëshmorët e rënë në betejën e Shishmanit të Gjakovës.
Pas një beteje të zhvilluar në kushte dhe rrethana jo të barabarta, ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të zotë; Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Sylaj, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Mon Maqi, Naim Lataj, Xhemajl Avdullahu, Bujar Shala, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli dhe Nuhi Elezaj.
Nderim gjithmonë veprës së tyre!
Gjaku i tyre i derdhur për liri është themeli i shtetit që e gëzojmë sot.
Lavdi!