Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kushtuar një postim në facebook presidentit të parë Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Këtë postim e bëri me rastin e datëlindjes së Rugovës.
Haradinaj thotë se Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, rë rrethana të rënda për shqiptarët.
Ai tregon se i kujton idetë e qëndrimet e Rugovës e sidomos mbështetjen që i dha Rugova sa ishte i ftuar në Hagë.Bashkë i zhdukën ndasitë e theksuara, thotë Haradinaj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare.Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh.Urime ditëlindja, President!