×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Për të arritur aspiratat shekullore, shqiptarët janë mbajtur fort për njëri-tjetrin

    FrontOnline
    06 Prill 2025

    Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët ndër shekuj, deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, janë mbajtur fort për njëri-tjetrin dhe për flamurin, për të arritur aspiratat shekullore.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ai ka shkruar për kryengritjen e Malësisë së Madhe, të cilën e cilëson si aktin që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

    “Flamuri kuq e zi është ngritur dhe lartësuar nga figurat më të spikatura të historisë sonë kombëtare. Më 6 prill 1911, Dedë Gjo Luli bashkë me luftëtarë të Malësisë së Madhe të mbledhur e përbetuar nga 7 bajraqet, e lartësuan flamurin kuq e zi mbi Deçiq”.

    “Kryengritja e Malësisë i parapriu aktit të madh të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë. Të ndarë me kufij, por me një trung dhe një gjak – kuq e zi. Lavdi e përjetshme të gjithë brezave të luftëtarëve shqiptarë! Rroftë populli shqiptar!”, shkroi Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.