Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Daut Haradinaj u ka uruar sukses të gjithë kolegëve nga partia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të cilët garojnë në zgjedhjet e shkurtit.
Ndër të tjera, Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar së vërtetë̈ do të jenë Forca e Kosovës!
“Një mirënjohje e veçantë të gjithë atyre aktivistëve që me shumë vullnet po angazhohen për fitoren e madhe të 14 shkurtit! Na priftë e mbara!#ForcaeKosoves135”, ka shkruar ai.